Anthony Martial mund të qëndrojë te Manchester United. Edhe pse ishte thënë më përpara se sulmuesi francez do të lërë Manchesterin, gjërat kanë marrë një kthesë tjetër.
Sipas MEN, interesimi i ulët i ekipeve të tjera i ka ndryshuar mendje trajnerit të ri të “Djajve të Kuq”, Ten Hag.
Tekniku holandez ka thënë se do përpiqet ta përfshijë në skuadër dhe ta bëjë pjesë e planeve, por ky mision duket i vështirë.
Martial luajti vetëm 9 ndeshje me Sevillan, ku vlen të theksohet se jo në të gjitha ishte titullar.