Ishte kryediplomati izraelit Yair Lapid që fajësoi republikën islamike për anijen tregtare në pronë të magnatit izraelit ku u vranë dy marinarë, një britanik dhe një rumun afër bregdetit të Omanit,Një rrjet arab televiziv i ndërlidhur me Iranin ka raportuar të premten se sulmi ndaj anijes në pronë izraelite ishte kundërpërgjigje për një sulm izraelit në Siri, indikacion ky për përfshirjen iraniane, transmeton Gazeta Metro.
Ky rrjet televiziv arab Al-Alam TV ka shkruar se ”sulmi ndaj anijes ishte reagim ndaj sulmit izraelit në aeroportin Al-Dabaa në rajonin Al-Qusayr në Siri”
Në artikullin e tyre cekej se “sulmi në Al-Dabaa solli deri tek martirizimi i dy njerëzve të ndërlidhur me ‘boshtin e rezittencës’ që do të thotë se grupit pro Iranit si organizata terroriste Hezbollah dhe grupet tjera. Aeroporti në Al-Dabaa supozohet se ishte cak sulmi me 22 korrik.
Raporti i Al-Alam është i pari nga mediat pro iraniane që tregojnë për motiv të Iranit. Fars News dhe Tasnim nuk kishin raportuar për sulmin deri të premten, që është jo e zakonshme për to pasi zakonisht festojnë kur ka sulme ndaj Izraelit dhe entiteteve izraelite. Kjo mund të jetë tregues për zhvlerësimin e qëllimtë të incidentit.
U raportua se sulmi ndaj anijes të enjten ishte kryer me drone që Irani e ka shtuar prodhimin dhe përdorimin e tyre përmes vasalëve si Hezbollah në Siri dhe Liban, rebelët Houthi në Jemen që rregullisht kryejnë sulme me to ndaj Arabisë Saudite.
Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, do të vizitoj së shpejti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të pritet nga Presidenti Joe Biden, administrata e të cilit ka vendosur të mos reagoj ende për incidentin në pritje të rezultateve të hetimeve zyrtare. Izraeli dhe SHBA kanë mospajtime rreth synimit të amerikanëve për të kthyer respektimit të Marrëveshjes Bërthamore me Iranin të vitit 2015’të. Negociatat në Vjenë janë bllokuar në Vjenë pa një rezultat dhe përzgjedhja e Presidentit të ri të Iranit Ebrahimi Raisi, një mulla dogmatik i krahut të ashpër, favorit i Liderit Suprem të Iranit Ajatollah Eli Khamenei që njihet për kundërshtinë e marrëveshjes bërthamore me 5 fuqitë e mëdha.
Anija Mercer Street në pronë të kompanisë me seli në Londër Zodiac Maritime, që pronar ka tregtarin e njohur izraelit Eyal Ofer u sulmua të enjten në Detin Arab afër bregdetit të Sulltanatit të Omanit./gazetametro.net