Loading…

‘Nuk është në formën e tij’: Futbollistit të Kombëtares së Kosovës i bie vlera në treg

  • 01/07/2022 | 11:50

‘Nuk është në formën e tij’: Futbollistit të Kombëtares së Kosovës i bie vlera në treg

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli, ka vite që nuk është në formën e tij më të mirë dhe tregues më i qartë i kësaj është edhe rënia e vlerës së tij në treg, transmeton Gazeta Metro.


Kololli është një nga ata lojtarët që mund të luajë në shumë pozita të ndryshme në fushë. Ai për Kosovën ndonjëherë luante si mbrojtës ose mesfushor i krahut të majtë, ndërsa jo të pakta kanë qenë edhe rastet kur është paraqitur në qendër të sulmit.

Ai në korrik të vitit 2021 u transferua nga Zurich në skuadrën japoneze, Shimizu S-Pulse dhe ka zhvilluar 14 ndeshje këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.

Mirëpo, minutat e pakta dhe forma jo stabile që po tregon ka bërë që së fundmi vlera e tij në treg të ulet në 500 mijë euro. Ai para kësaj uljeje ishte vlerësuar 100 mijë euro më shumë.

Vlera më e lartë që e kishte arritur 30-vjeçari kosovar kishte qenë në vitin 2019, kur ishte pjesë e Zurich. Ai në atë kohë vlerësohej 2.75 milionë euro dhe konsiderohej një ndër lojtarët kryesor në skuadër.

Kujtojmë që Kololli u ftua edhe për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në muajin qershor, por vetëm në sfidën ndaj Greqisë në ‘Fadil Vokrri’ u paraqit në fushë dhe luajti për 33 minuta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë