Loading…

Nuk është Deja Vu, ka të bëjë me ëndrrat

  • 18/11/2020 | 09:38

Nuk është Deja Vu, ka të bëjë me ëndrrat

Déjà rêvé – Dezha Vy, është fjalë në gjuhën Frënge dhe fjalë për fjalë do të thotë “Tashmë e parë”. Ky është një fenomen i të pasurës së një ndjenje se një ngjarje apo një përvojë që po përjetohet aktualisht është përjetuar në të kaluarën, edhe pse ndoshta ajo nuk ka ndodhur asnjëherë, shkruan Gazeta Metro.


Sipas Sanam Hafeez, një neuropsikolog: “Është një kujtim, skenë ose një ndjenjë që e keni provuar në një ëndërr. Dhe kur e njëjta përvojë ndodh përsëri në botën reale, është déjà rêvé.”

Një studim i botuar në International Journal of Dream Research në 2010 zbuloi se deri në 95% e njerëzve mund të kenë përjetuar déjà rêvé.

Shkencëtarët kanë zbuluar disa gjëra në lidhje me déjà vu – për shembull, që duket se ndodh kur dy qarqe të ndryshëm në hipokampus, pjesa e trurit tuaj kushtuar kujtesës dhe përpunimit, aktivizohen menjëherë.

Kjo është një dukuri e zakonshme në përvojën e ndijimeve te njeriut, por ende kuptohet dobët. Ju mund ta gjeni veten në një vend krejtësisht të ri dhe të krijohet përshtypja se keni qenë më parë aty. Çfarë e gjeneron këtë fenomen të veçantë në përceptimin tonë?

Në të kaluarën, kjo ndjesi kurioze i atribuohej fenomeneve paranormale me çrregullime neurologjike.

Në vitet e fundit, ka një interes në rritje nga shkencëtarët për këtë fenomen të thjeshtë, duke nënvizuar një numër teorish në lidhje me origjinën e Deja Vu-së dhe deklarojnë se ky nuk është thjesht një problem teknik në sistemin e kujtesës së trurit, por diçka me e thellë.

Psikologët kanë sugjeruar se Deja Vu mund të ndodhë kur aspektet emocionale dhe njohëse të një situate të caktuar, janë të ngjashme me episode të përjetuar tashmë më parë. Të gjitha informatat e mbledhura në rrjedhën e ekzistencës sonë, mund të gjenerojë atë ndjenjë të veçantë të njohjes tipike, pra Deja Vu-në./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë