Loading…

Nuk është dakord me planet e klubit, Conte largohet nga Interi

  • 26/05/2021 | 08:52

Nuk është dakord me planet e klubit, Conte largohet nga Interi

Inter dhe Antonio Conte do të ndahen. Heshtja e trajnerit, i cili nuk dha intervista as gjatë festës së titullit kampion të zikaltërve për të shmangur pyetjet mbi të ardhmen e tij, vërtetoi frikën e tifozëve. Sot, “La Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport” i hapën faqet e para të gazetave me lamtumirën e Contes, i cili nuk i pranon dot kushtet e reja të klubit.


Suning ka vendosur që të ulë 20% të pagës së futbollistëve dhe të investojë në merkato 100 milionë euro. Sipas trajnerit, kjo nuk është e mjaftueshme për të përmirësuar ekipin.

Zyrtarizimi i ndarjes do të bëhet në 48 orët e ardhshme dhe Inter do të mundohet që të bindë Massimiliano Allegrin. Nëse nuk arrin që ta bind ëish-trajnerin e Milanit dhe Juves, do të përpiqet të sigurojë shërbimet e Maurizio Sarrit apo Sinisa Mihajlovic.

Ndërkohë, Conte do të marrë gjysmën e 12 milionë eurove që i takojnë nga viti i fundit i kontratës, por largimi i tij mund të çojë në largimin e disa lojtarëve të rëndësishëm që kanë marrëdhënie të shkëlqyer me të. Bëhet fjalë për Hakimi, Lautaro dhe Lukaku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë