Loading…

Nuk është arritur marrëveshje finale rreth rrënimit të murit

  • 02/02/2017 | 21:54

Nuk është arritur marrëveshje finale rreth rrënimit të murit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka thënë se ende nuk është arritur një marrëveshje finale rreth çështjes së murit.


“Shpresoj se takimi do të vazhdojë nesër dhe aty do të merret vendimi definitiv, se si do të zgjidhjet çështja e murit”, tha ai.

“Dëshira ime është që vërtetë të arrihet një marrëveshje e arsyeshme, ngase edhe reagimi i qytetarëve në atë rast do të ishte i arsyeshëm. Kjo është shumë më me rëndësi nga se ju keni parë që qytetarët në të dyja pjesët e qytetit, sot kanë qenë jashtëzakonisht të shqetësuar”, ka thënë Rakiq, për KP.

Deklarata e Rakiqit vjen pas asaj të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili gjatë takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës që ka pasur sot në Rashkë, ka thënë se Goran Rakiq pranon që të shembet muri, jo pse mendon keq për popullin e tij ose pse është frikacak, por sepse dëshiron ta ruajë paqen.

Megjithatë, Goran Rakic nuk e ka mohuar se muri në veri të Mitrovicës do të rrënohet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë