Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një forum të organizuar nga Universiteti Evropian i Tiranës, ka thënë se nuk ka komb kosovar, por Kosova ka identitet shtetëror, duke theksuar se gjithmonë ka pasur përpjekje për përçarje të shqiptarëve.
‘Pas prezantimit që bëra për integrimet euroatlantik të Kosovës dhe rajonit, me studentët bashkëbiseduam për tema të politikës së jashtme dhe të brendshme. Ata më pyetën për debatin për identitetin mes Tiranës e Prishtinës. Lidhur me këtë, theksova se nuk ka komb kosovar, ka vetëm një identitet shtetëror të Republikës së Kosovës. Ka pasur gjithmonë përpjekje për t’i përçare shqiptarët, por nuk kanë arritur as në kohëra të vështira, as sot në liri’, ka thënë Thaçi./gazetametro.net