Loading…

Nuk e përjashton mundësinë e një konflikti të ri me Serbinë

  • 26/01/2017 | 14:03

Nuk e përjashton mundësinë e një konflikti të ri me Serbinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti,  ka deklaruar se janë të gjitha gjasat për një konflikt të ri mes shqiptarëve dhe serbëve.


Në një intervistë për ‘Koha Jonë’, Kurti ka thënë se në Beograd janë në pushtet të gjitha forcat politike që ishin në kohën e Sllobodan Milosheviçit.

Ndërsa shton se edhe rritja e shpenzimeve ushtarake të Serbisë flet për mundësitë e një konflikti.

“Serbia është duke u militarizuar ndërkaq ndikimi rus është duke u shtuar. Buxheti vjetor i Serbisë për ushtrinë e saj është 500 milionë euro. Sivjet ajo ka ndarë edhe 300 milionë të tjera për armatim të ri dhe mirëmbajtje të tij. Bosnja, Kosova, por edhe Mali i Zi janë në rrezik nga Serbia. Kosova e Shqipëria duhet të bashkërendohen për fatin e mirë të kombit shqiptar”, shprehet Kurti.

Tensionet e kohëve të fundit me murin në Mitrovicë, arrestimin e Ramush Haradinajt dhe treni serb, sipas Kurtit flasin për një ri-ngritje të nacionalizimit shovinist serb me ndihmën e Rusisë.

I pyetur për rolin që duhet të luajë Tirana zyrtare në lidhje me Kosovën, Kurti shprehet se, shteti shqiptar duhet të mbledhë shqiptarët anembanë kufijve,pasi Kosova është tejet e rëndësishme për t’ia lënë atë vetëm qeverisë së Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë