Loading…

Nuk e pagoi për shërbimin, berberi vret klientin e tij

  • 02/06/2021 | 16:29

Nuk e pagoi për shërbimin, berberi vret klientin e tij

Një berber në Chicago ka vrarë klienin e tij pasi ky i fundit nuk e ka paguar atë për shërbimet që i ka kryer, shkruan Gazeta Metro.


Deshon Mcadory, 40 vjeç, pronar i sallonit “Studio 914” ka vrarë 31 vjeçarin Christian McDougald, të enjtën pasi nuk e kishte paguar.

Një zyrtare e prokurorisë lokale tha se McDougald refuzoi të paguante për prerjen e flokëve dhe filloi të grindej me berberin Mcadory dhe kolegët e tij të punës.

Pas eskalimit të grindjes, McDougald e ndoqi berberin deri te dera e pasme e sallonit, ku berberi e qëlloi klientin dy herë në gjoks duke e lënë të vrarë, tha prokuroria./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë