Loading…

Nuk do t’i tregojmë muskujt në Veri

  • 08/12/2016 | 11:48

Nuk do t’i tregojmë muskujt në Veri

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se të arriturat e Kosovës nuk mund të krahasohen me relacionet e ndërtimit të një muri.

“Muri në veri të Mitrovicës do të trajtohet me ligj, do të bisedojmë edhe me BE-në. Nuk do t’i tregojmë muskujt e as gjoksin, sepse ato i tregon ligji. Ministrja për Dialog është në kontakte me BE-në që të shikojë nëse është në harmoni me marrëveshjen”, citon RFTK të ketë thënë kryeministri Isa Mustafa gjatë konferencës së sotme, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Jashtëm, Enver Hoxhaj,.

“Ne kemi kaluar rrugëve të Kosovës dhe jo të Serbisë dhe nuk jemi ndalur nga askush. Rrugës kemi marrë informacione se disa qytetarë kanë bllokuar rrugën dhe me vendim të organeve të sigurisë kemi shkuar në një rrugë tjetër dhe nuk jam vonuar më shumë se 10-15 minuta”, ka thënë ai.

Mustafa ka kujtuar se edhe në kohën kur kishte protesta në Prishtinë ka pyetur nga cila rrugë t’i bie që mos të ballafaqohet me qytetarë për të shmangur situata të pakëndshme.

Ai ka thënë se janë të vetëdijshëm që situata në veri nuk është aq e mirë, por janë të vendosur që këto probleme të zgjidhen.

Shefi i Qeverisë konfirmoi se NATO ka dërguar letër, ku theksohet se nga viti i ardhshëm rrisim bashkëpunimin.

“Konfirmimin për rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe NATO-së e kam marrë dje përmes një letre nga sekretari i NATO-së, e cila pritet të fuqizohet vitin e ardhshëm”, ka thënë Mustafa.

“Kjo letër nga sekretari i NATO-së është shumë e rëndësishëm sepse rrit bashkëpunimin me Aleancën Veri-Atlantike dhe konfirmon rolin e Kosovës si faktorë për paqe dhe stabilitet në rajon. Ne do të avancojmë hapat e anëtarësimit që në një periudhë jo të largët të bëhemi anëtarë të NATO-së”, ka thënë Mustafa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë