Loading…

Nuk dihet nëse Gucati do të marrë pjesë në varrimin e babait

  • 27/05/2022 | 21:52

Nuk dihet nëse Gucati do të marrë pjesë në varrimin e babait

Sot ka vdekur babai i Hysni Gucatit.


Nesër në Marinë të Skenderajt do të varroset babai i Hysni Gucatit, Avdullah Gucati, i cili vdiq sot.

Megjithatë, nuk dihet nëse i biri i tij, Hysniu, që ditë më parë u dënua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, do të vijë në këtë ceremoni mortore.

Nga Gjykata Speciale, as nuk e kanë pohuar e as mohuar një mundësi të tillë, duke thënë se për një gjë të tillë do të vendosë paneli.

“Siç mund ta dini, z. Gucati ishte në Kosovë dy javë më parë për një vizitë mbi bazën e arsyeve bindëse humanitare. Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara lejon personat e paraburgosur t’i bëjnë kërkesa panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për çdo kërkesë të tillë”, thuhet në përgjigjen e Speciales për Klan Kosova.

Hysni Gucati ishte në Kosovë më 12 maj, pasi babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe e vizitoi atë në spital.

Më 18 maj të këtij viti, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e veprimeve zyrtare nëpërmjet kërcënimit të rëndë dhe frikësimit, si dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë të nxjerrë në procedura zyrtare dhe zbulimit të paautorizuar të identitetit dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë