Loading…

‘Nuk bëjmë detektorin e askujt’ – Zëdhënësi i VV’së s’i bën edhe fort të madhe vizitat e të dyshuarit për spiunazh në institucione

  • 15/08/2026 | 12:34

‘Nuk bëjmë detektorin e askujt’ – Zëdhënësi i VV’së s’i bën edhe fort të madhe vizitat e të dyshuarit për spiunazh në institucione

Pas dy ditëve heshtje, të shtunën, zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas fotografisë të dyshuarit për spiunazh, Fehim Sali, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, transmeton Gazeta Metro. 


Manxhuka tha se Kurti gjatë viteve të tij në krye të qeverisë ka pritur “dhjetëra organizata të pakicave me delegacione të tyre që janë të regjistruara dhe operojnë në Kosovë”.

Manxhuka nuk e mohoi vizitën e të dyshuarit për spiunazh në institucionet e shtetit dhe me kreun e Qeverisë në detyrë, por tha se nuk e bëjmë detektorin e askujt.

“Ne nuk bëjmë detektorin e askujt dhe as s’japim amnesti për askënd. Por, tash si asnjëherë më parë, institucionet e sigurisë, si AKI janë duke zbuluar gjithnjë e më shumë elemente të tilla të dyshimta spiunazhi, për çka i përgëzojmë për punën”, shkroi Manxhuka./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë