Loading…

Nuk arriti ta fitoj asnjë komunë: VV nga 12 komuna që ka shkuar në balotazh në vetëm 4 prej tyre është e para

  • 18/10/2021 | 22:45

Nuk arriti ta fitoj asnjë komunë: VV nga 12 komuna që ka shkuar në balotazh në vetëm 4 prej tyre është e para

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur që të fitojë në asnjërën komunë, megjithatë kjo parti ka shkuar në balotazh në 12 komuna, e që vetëm në tri prej tyre pozicionohet e para, shkruan Gazeta Metro.


Katër nga 12 komunat ku prinë Lëvizja Vetëvendosje dhe në të cilat do të garoj prapë më 14 nëntor, janë Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Shtimja.

Ndërsa, në tetë komunat e tjera shkon në balotazh si e dyta. Këto komuna janë Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë.

Në komunat ku VV është e para, prinë me një diferencë shumë të ngushtë, dhe do ta ketë shumë problem që në raundin e dytë të fitoj, kur dihet se kjo parti nuk njihet për afrimet me partitë e tjera më të vogla e që do të mund të bënte koalicion.

Këto janë katër komunat ku prinë VV shumë ngushtë:

Në Prishtinë Vitia prinë me 42,33% ndërsa do të garojë në balotazh me kandidatin e LDK’së, Përparim Rama i dyti me 29,35%.

Vetëvendosje është e para edhe në Prizren ku prinë me 40,43% të votave në këtë komunë duke lënë pas vetës Shaqir Totajn e PDK’së me 31,10%.

Edhe në Viti VV’ja është para me një rezultat shumë të ngushtë me PDK’në. Qemajl Aliu i VV’së ka arritur të marrë 45,10% të votave, kurse Naim Ismajli i PDK’së ka marrë 44,64%.

Komuna e katërt ku VV’ja është e para, është Gjilani. Në këtë komunë deri në momentin e fundit është zhvilluar një garë e ‘nxehtë’ në mes të Lutfi Hazirit të LDK’së dhe atij të VV’së, Alban Hyseni i cili ka marrë 44.43% ose 18.550 vota, ndërsa Lutfi Haziri, kryetari aktual, ka 43.81% ose 18.289 vota.

Të dy këta do të jenë pjesë e garës së balotazhit më 14 nëntor, kur edhe do të përcaktohet udhëheqësi i ri komunal./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë