Loading…

Novosti: Anulohet vizita e Vucicit në Kosovë si edhe takimi në Bruksel?

  • 06/09/2018 | 19:11

Novosti: Anulohet vizita e Vucicit në Kosovë si edhe takimi në Bruksel?

Shkas, sipas gazetës merret ajo se gjoja pushtet i Kosovës ia ka ndaluar kryetarit serb ta vizitojë liqenin e Ujmanit.

Gazeta beogradase “Vecernje Novosit” thotë se u “është konfrimuar” se vizita e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuci në Kosovë “është më se e sigurt se do të anulohet”, transmeton gazetametro.net.

Shkas, sipas gazetës merret ajo se gjoja pushtet i Kosovës ia ka ndaluar kryetarit serb ta vizitojë liqenin e Ujmanit.

“Pushteti i përkohshëm i Kosovës kanë njoftuar Beogradin se kryetarit të Serbisë do t’i ndalohet ta vizitojë liqenin e Gazivodës, gjë që paraqet provokim, të cilin Aleksandar Vuci nuk mund e as dëshiron ta kalohë. Kryetari i Serbisë është vendimit që ta anulojë vizitën në Kosovë dhe ka urdhëruar të ndërpriten të gjitha kontaktet me Prishtinën, ndërsa vazhdimin e bisedimeve të Brukselit, të caktuar për të premten, është më se e sigurt se do të anulohet”, shkruan gazeta beogradase.

Në ndërkohë bëhet e ditur se kryetari Vucic as nuk e ka mohuar, as nuk e ka konfirmuar lajmin e medieve se mund ta anulojë vizitën e paraparë për 8 e 9 shtator.

“Do të flasim nësër për këtë”, ka thënë ai shkurt në pyetjen e Tanjugut se a do të shkojë në Kosovë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë