Loading…

Novobërda shqetësohet nga sulmi i sotëm serb

  • 15/04/2017 | 21:52

Novobërda shqetësohet nga sulmi i sotëm serb

Një serb i moshës 25-vjeçare pasditen e sotme ka demoluar brenda dhe jashtë xhaminë në fshatin Llabjan të Novobërdës më pas ka thyer dyert e shkollës “Asdreni” e po ashtu ka dëmtuar edhe dy-tri shtëpi private.


Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka arrestuar serbin me inicialet B. F.

“Ende nuk dihet motivet që e kanë shtyrë atë të kryejë një akt të tillë, ndërsa me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë ka”, thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Rastin e ka dënuar nënkryetari i komunës së Novobërdës, Bajrsh Ymeri i cili ka thënë se banorët e fshatit Llabjan janë të shqetësuar nga ky akt vandal.

“Ne kemi pasur raporte të mira mes komuniteteve, kemi pas situatë të qetë dhe stabile në komunën tonë, por ky rast e ka zbehë atë…Nuk duamë të paragjykojmë asgjë por kërkojmë nga organet e drejtësisë që sa më parë të zbardhet ky rast dhe akterët të sillen para drejtësisë për të marrë dënimin e merituar”, ka thënë Ymeri.

Aktin e ka dënuar edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i cili ka thënë se komunitetet në Kosovë pa dallim feje e nacionaliteti duhet të jenë në mirëkuptim e në harmoni të plotë.

“Kosova nuk e ka në traditë të sulmohen kultet fetarë të askujt edhe në kohët më të vështira kjo është vërtetuar. Prandaj nuk duhet toleruar që këto veprime të bëhen përditshmëri”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë