Notuesja artistike Anita Alvarez u shpëtua nga trajnerja e saj pasi që i ra të fikët pasi që kreu performancën e saj për kombëtaren amerikane në një skenë dramatike në garën e Budapestit, transmeton Gazeta Metro.
Alvarez në kampionatin botëror pasi kreu solo rutinën e saj të baletit në ujë u alivanos dhe u fundos në fund të pishinës duke tronditur publikun.
Derisa personeli i kampionatit shikonin ishte trajnerja e saj Andrea Fuentes, vet një notuese artistike nga Spanja, katër herë kampione olimpike, kërceu dhe e nxori nga aty.
Situata ishte serioze pasi Alvarez ishte pa frymëmarrje kur e nxorën por u përmirësua dhe tani është stabile pasi është trajtuar në spital lokal.
Pritet që personeli shëndetësor të vendosë nëse Anita Alvarez do të mund të vazhdojë garën./gazetametro.net