Loading…

Norvegjia, vendi më i mirë për të jetuar (Foto)

  • 19/03/2017 | 15:17

Norvegjia, vendi më i mirë për të jetuar (Foto)

Si mendoni që mund të matet mirëqenia e qytetarëve të një vendi?


Është e qartë që vetëm pasuria nuk është e mjaftueshme. Shtetet e  pasura më naftë në Lindjen e Mesme mund të kenë nivelin më të lartë të GDP’së për frymë banori, por ata mbeten prapa krahasur me Perëndimin, sa i përket të drejtave civile, arsimimit dhe një mori masa të tjera, transmeton gazetametro.net.

Boston Consulting Group (BCG), ka bërë përpjekje për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje duke bërë ‘Vlerësimin e Qëndrueshëm të Zhvillimit Ekonomik’ të vendeve të botës.

Raporti i këtij viti nga BCG, botuar më 21 korrik, përfshin 163  vende ose territore, duke vlerësuar përformancën e  punës të secilit vend nëpër tri fusha: ekonomi, investime dhe të stabilitet.

Norvegjia është shteti që ka arritur maksimumin e pikëve (100) në raportin e ‘Boston Consulting Group (BCG), Ajo është pasuar nga shtetet e veriut të Evropës dhe vendeve të tjera të zhvilluara.

20160723_woc155_1

Ndërsa Petro-shtetet të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari, dy nga vendet më të pasura në botë, radhiten në vendin e 25 respektivisht 26.

Shteteve të Bashkuara në vendin e 19, ku pasqyron pabarazinë e saj të lartë të të ardhurave, si dhe rezultatet të ulëta shëndetësore dhe arsimore.

Gjithashtu ky raport vlerëson se marrëdhëniet në mes ardhurave financiare dhe mirëqenien është i lidhur ngushtë me infrastrukturë të mirë siç është (telekomi dhe energji elektrike), të drejtat qytetare (barazi gjinore) dhe qeverisë (rregullimit të fortë dhe të sundimit të ligjit)./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë