Loading…

Norvegjia mbështet Kosovën me 1.4 milion euro

  • 19/11/2018 | 14:02

Norvegjia mbështet Kosovën me 1.4 milion euro

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Norvegjisë, për projektin përkrahës për ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civilë për zbatimin e MSA-së.


Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka treguar për rendësin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje si dhe për koston financiare që ka kjo marrëveshje.

“Projekti apo nënshkrimi i sotëm është për përkrahjen e zbatimit të MSA-së gjegjësisht për rritjen e kapaciteteve për shërbyesit civil, kemi të bëjmë me 9 kapituj dhe shteti norvegjez do t`i mbështes projektet tona. Për herë të parë do të menaxhojmë që përkrahet nga dy donator norvegjezët dhe Luksemburgut, Ministria e Integrimeve  do të menaxhojë me dy projekte të qeverive të nderuara, kohëzgjatje është 3 vite dhe shuma financiare 1.4milion euro”, tha Hoxha, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, tregoi qëllimin e këtij projekti dhe kriteret që duhet të merren parasysh për të pasur progres.

“Pajtohem të gjithë se agjenda e reformës evropiane, MSA-ja janë udhërrëfyes shumë të mirë për reforma dhe progres në Kosovë. Unë besoj se janë dy kritere primare që të vendosen, e para, ministrja Hoxha dhe kryeministri Haradinaj duhet te kenë një koordinim të fuqishëm dhe kriteri i dytë është se duhet të keni kapacitete të mjaftueshme në shërbimin civil dhe në staf. Qëllimi është që të fuqizohen kapacitetet dhe kompetencat e shërbyesit civil që të bëhen punët në formën e duhur”, theksoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë