Loading…

Norvegjia do ta furnizojë me gaz Gjermaninë

  • 15/08/2022 | 23:20

Norvegjia do ta furnizojë me gaz Gjermaninë

Norvegjia dhe Gjermania ranë dakord këtë të hënë pas një takimi të krerëve të qeverive të tyre në Oslo për të rritur bashkëpunimin e tyre energjetik në fusha të tilla si hidrogjeni, ruajtjen e karbonit, energjinë e erës dhe prodhimin e baterive elektrike.


“Ka pasur bashkëpunim të gjerë energjetik midis Norvegjisë dhe Gjermanisë për shumë vite. Tani ne po e zhvillojmë atë bashkëpunim. Këtu janë zgjidhjet afatgjata për sfidat energjetike dhe klimatike të Evropës”, tha kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store.

Në përpjekjen e saj për të reduktuar varësinë nga gazit rus, Gjermania ka rritur importet e gazit nga Norvegjia, pavarësisht kufizimeve të atij vendi nordik, i cili furnizoi afërsisht midis 20-25 për qind të të gjithë kërkesës së Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, raporton swissinfo.

Gahr Store kujtoi se muaj më parë qeveria e tij u kërkoi kompanive nxjerrëse të përpiqen të maksimizojnë prodhimin dhe se falë kësaj përpjekje dhe rihapjes së një fabrike të gazit të lëngshëm në veri të vendit, destinacioni pothuajse ekskluziv i të cilit është Gjermania, eksportet e gazit janë rritur me dhjetë për qind.

“Jam i lumtur sepse në Norvegji kemi një furnizues të sigurt energjie, Norvegjisë gjithmonë mund t’i besohet”, tha sot kancelari gjerman Olaf Scholz.

Scholz kishte zhvilluar më parë një takim me të gjithë kryeministrat nordikë në kryeqytetin norvegjez, në të cilin ata diskutuan çështje të tilla si lufta në Ukrainë dhe siguria energjetike në Evropë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë