Loading…

Nora Gjakova e artë në ‘Grand Slam Baku 2023’

  • 22/09/2023 | 17:35

Nora Gjakova e artë në ‘Grand Slam Baku 2023’

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në “Grand Slam Baku 2023”.


Xhudistja kosovare e mposhti në finale gjeorgjianen Eteri Liparteliani për të triumfuar në kategorinë deri në 57 kilogramë, raporton Express.

Paraprakisht, Gjakova në xhiron e parë ishte e lirë, kurse në xhiron e dytë ajo e mposhti me Ippon, pasi e mbajti për 20 sekonda, garuesen nga Polonia, Arleta Podolak.

Në xhiron e tretë mposhti me thyerje të dorës për Ippon, garuesen gjermane, Seija Ballhaus.

Nora në çerekfinale mposhti me Ippon edhe francezen, Priscilla Gneto.

Garuesja nga Peja në gjysmëfinale e mposhti me Ippon, e zuri në mbajtje për 20 sekonda, garuesen turke, Hasret Bozkurt.

Paraprakisht, medalje të argjendtë fitoi garuesja tjetër kosovare, Distria Krasniqi. /Gazeta Express/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë