Pas thyerjes së rekordit për çmimet e Grammy vitin e kaluar, këngëtarja Beyonce fitoi nominimin e saj të parë për Oscar për “Music (Original Song)” këtë vit, transmeton Gazeta Metro.
Bëhet fjalë për këngën “Be Alive”, e cila është pjesë e muzikës së filmit “King Richard” – një histori për fëmijërinë e motrave Serena dhe Venus Williams dhe babait të tyre Richard. Producenti dhe ylli ekzekutiv i filmit, Will Smith, i cili gjithashtu është nominuar për aktorin më të mirë në rolin kryesor, foli për këngën e frymëzuar nga historia e heroit që i ktheu vajzat e tij në kampione.
“Kombinimi i filmit me këngën është një lloj magjie e pakrahasueshme në industrinë e argëtimit. Isha pa masë i lumtur kur Beyonce pranoi bashkëpunimin”, tha Smith.
Edhe pse ky është nominimi i saj i parë për Oscar, Beyonce ka performuar disa herë në Oscars me hitet e saj. Ajo është nominuar për këngën më të mirë origjinale, së bashku me Van Morrison, Lynn-Manuel Miranda, Diane Warren dhe Billy Aylish dhe Phineas.
Ndryshe, ceremonia e 94’të e ndarjes së çmimeve Oscar të këtij viti do të transmetohet në ABC më 27 mars./gazetametro.net