Loading…

Nokolic flet për anulimin e vizitës në Kosovë

  • 05/01/2017 | 18:47

Nokolic flet për anulimin e vizitës në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka folur për anulimin e vizitës së tij të planifikuar për të premten në Kosovë. 


Nikolic u ka thënë mediave serbe, se anulimi i vizitës së tij në Kosovë është bërë për shkak se përcjellësit e tij kanë pritur që nga ora 8:30 e mëngjesit e deri në orën 16:00 të pasditës dhe nuk u është lejuar hyrja në Kosovë, transmeton gazetametro.net.

“Ata pritën rreth tetë orë, për çfarëdo përgjigjje për hyrjen në Kosovë dhe pastaj presidenti Nikolic rreth orës 16:00 ju ka thënë: Tash kthehuni, sepse është shumë vonë për ta organizuar vizitën”.

“Kanë mundur të na mbajnë deri në mesnatë duke pritur për përgjigjjen se a do të hymjë në Kosovë apo jo. Sepse nëse do të donin që të na lejonin hyrjen në Kosovë, atëherë këtë gjë do t’a bënin në mëngjes. Në anën tjetër mediat në Prishtinë shkruanin se vizita është anuluar”, i kanë thënë Kuririt burime brenda presidencës serbe.

Edhe vet Nikolic e ka konfirmuar këtë.

“Është e vërtetë se nuk do të shkojë në Kosovë”, ka thënë Nikolic duke shtuar se nuk kishte dhunë fizike ndaj stafit të tij, por vetëm maltretim psiqik.

Se nuk është lejuar hyrja e stafit të Nikolicit në Kosovë, këtë për gazetametro.net e kanë konfirmuar edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Përveç kësaj në MPJ i kanë thënë gazetametro.net, se në ora 14:00, është marrë vendim që përveç stafit të tij, edhe Nikolicit të mos i lejohet hyrja në Kosovë.

E gjithë kjo ka ardhur si rezultat i sjelljeve politike të Serbisë në raport me Kosovën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë