Loading…

Filmi “Nocturne In Black”, muzika e të cilit është punuar nga kompozitori shqiptar Fatrin Krajka fiton çmimin “Bafta”

  • 24/06/2017 | 14:54

Filmi “Nocturne In Black”, muzika e të cilit është punuar nga kompozitori shqiptar Fatrin Krajka fiton çmimin “Bafta”

Me regji të Jimmy Keyrouz, filmi “Nocturne In Black” është zgjedhur në mesin e 9 filmave finalist të studentëve për çmimin “Bafta”.


Këta 9 filma janë përzgjedhur në mesin e 400 projekteve të tjera filmike, duke përfshirë edhe ata dokumentarë dhe animacion.

Pikërisht ky film, tashmë ka dalë të jetë fitues në kategorinë ‘Live Action’ në këtë garë prestigjioze e cila u mbajt në Los Angeles. Për një gjë të tillë ka njoftuar vetë kompozitori shqiptar Fatrin Krajka përmes rrjetit të tij social facebook.

“Faleminderit BAFTA. “Nocturne in black” fitoi çmimin si filmi më i mirë në kategorinë ‘Live Action’ në Festivalin Bafta Student Film Awards në Los Angeles, ndihemi të nderuar. Një urim të madh për Jimmy Keyrouz, Tarek Yaacoub Yaacoub Marc Fadel, Ellie Foumbi, Felecia Hunter, Julian Farhat dhe të gjithë ekipin për fitoren e “Nocturne In Black”, ka shkruar Krajka./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë