Loading…

N’kohën e qeverisë Kurti, 200 mijë kërkesa për vizë në ambasadën gjermane

  • 28/03/2022 | 21:36

N’kohën e qeverisë Kurti, 200 mijë kërkesa për vizë në ambasadën gjermane

Vetëm në katër muajt e fundit, 11% e popullatës së Kosovës ka kërkuar të shkojë në Gjermani.


Që nga fillimi i dhjetorit e deri tani në fund të marsit, ambasada e këtij shteti në Prishtinë ka pranuar 199 mijë e 783 kërkesa për viza.

Këtë muaj, në këtë ambasadë janë dorëzuar 48 mijë e 44 kërkesa. Rreth dy mijë më pak të tilla ishin në shkurt.

Megjithatë, përfaqësia e këtij shteti ofron vetëm 500 deri në 800 terminë në muaj, përmes shortit, teksa ofron pesë mijë e 500 viza në vit.

Qasja e privilegjuar e kosovarëve në tregun e punës, e ka bërë Gjermaninë destinacionin më të synuar për ta, njofton Klan Kosova.

Kësisoj, shtetet tjera kanë dukshëm më pak kërkesa për viza.

Ambasada e Zvicrës, gjatë muajve nëntor-janar, ka pranuar gjithsej tetë mijë e 737 aplikime për viza.

Ndërsa për Kroaci në periudhën nëntor-mars, kanë aplikuar një mijë e 944 persona.

Nëse vazhdon trendi i njëjtë, vetëm për një vit, nga Kosova do të donin të dilnin një e treta e qytetarëve.

Këtë disponim për ikje, sociologu Blerim Shabani e sheh shqetësuese, teksa liston faktorët kryesorë, që janë ekonomik dhe arsimor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë