Hajnat e thyen një shtëpi luksoze në ishullin Staten në shtetin e New York, i kapën çelësin e ja mbathën me Rolls-Royce e vjedhur – derisa pronari i mundi ata në lojën e tyre, transmeton Gazeta Metro.
Këta kriminelët me shije luksoze e kishin thyer me një gurë xhamin e katit të parë të shtëpisë luksoze në agim me 12 qershor sipas departamentit të policisë së Nju Jork.
Pronari i pa duke ikur dhe pasi që u verifikua se familja e tij është në rregull dhe u hedh në aksion vet.
Ai ndezi aplikacionin e veturës duke i gjurmuar lokacionin përmes tij deri në shtetin e New Jersey ku edhe e shfrytëzoi mundësinë që të ndal motorin e veturës përmes aplikacionit që i pamundëson të paautorizuarve ta vozisin.
Hajnat tentuan që ta ndezin veturën por s’munden dhe veendosën t’ia mbathin duke e braktisur plaçkën e tyre. Pronari shkoi e ktheu veturën në shtëpinë e tij.
Kjo bandë sipas policisë kishte shtuar aktivitetin e hajnisë dhe ky rast ka ndihmuar në identifikimin e tyre./gazetametro.net