Pamje që shtangën vizitorët në plazhet e Long Beach të shtetit në New York ishte kacafytja e një burri me një peshkaqen të cilin e kishte kapur për bishti dhe po e tërhiqte drejt plazhit, transmeton Gazeta Metro.
Burri u filmua tek përleshej me peshkaqenin në breg të plazhit dhe e tërhiqte për bishti në plazhin e popullarizuar në Long Island që i habiti dhe i trembi pushuesit.
Ky ballafaqim u xhirua të dielën në Smith Point Beach në ishullin Fire – ku dy sulme peshkaqenësh kanë ndodhur vetëm muajin e kaluar.
Në xhirim shihet një burrë ende i paidentifikuar tek qëndron i vetëm në cekëtinë para se të tërhiqte një bisht drejt plazhit.
Peshkaqeni tentonte t’i ikte mbërthimit të burrit por ai këmbëngulte dhe e tërhiqte drejt plazhit. Më vonë kishin dalë fotografi kur ai ishte asistuar dhe e kishin tërhequr peshkaqenin në plazh.
Në dy vitet e fundit janë vërejtur më shumë peshkaqenë se në gjithë dekadën e kaluar në këtë plazh. Vetëm në korrik ishin regjistruar katër incidente në Long Island.
Në vende tjera të bregdetit lindor të SHBA’së ka pasur raste të shtuara të sulmeve nga peshkaqenët këtë verë./gazetametro.net