Loading…

Njihuni me shtetet më të vegjël në botë

  • 16/12/2016 | 18:34

Njihuni me shtetet më të vegjël në botë

 Bota është e përbërë nga shumë vende me madhësi të ndryshme, Rusia është shteti më i madh në botë, por si qëndron puna me shtetin më të vogël në botë me madhësinë e një fushe, transmeton Gazeta Metro.


Më poshtë janë renditur vshtetet më të vogla në botë

Vatikani është shteti më i vogël në botë, me me një sipërfaqe vetëm prej 0.44 kilometra, me 842 banorë, ku asnjëri prej tyre nuk është banor i përhershëm. Ky shtet që rrethon bazilikën e Shën Pjetrit është qendra shpirtërore për katolikët në botë.

Monako vetëm 2.02 km2 shtrihet përgjatë rivierës franceze në brigjet mesdhetare franceze afër Nicës. Në këtë shtet të njohur me kazinotë e tij, Monte Carlo dhe Princeshën Grace, jetojnë 30,508 banorë.

Nauru me 9,488 banorët është vetëm 21 km2. Më parë ai është njohur si Ishulli i Këndshëm, Nauru u shpall shtet i pavarur në vitin 1968.

Tuvalu përbëhet prej 9 ishujve të koraleve që shtrihen përgjatë një vargu të gjatë 580 kilometra në Polinezi, me një sipërfaqe prej 26 km2 dhe me 10,782 banorë, e fitoi pavarësinë në vitin 1978.

San Marino ndodhet në veri të Italisë qendrore, ka 32,742 banorë dhe një sipërfaqe prej 61.2 km2. Duke qenë i themeluar në shekullin e katërt, San Marino pretendon të jetë shteti më i vjetër në Evropë.

Lihtenshtajn me një sipërfaqe prej 160 km2, ka vetëm 37,313 banorë shtrihet përgjatë lumit Rhine, ndërmjet Zvicrës dhe Austrisë, në Alpe.

 Ishujt Marshall vetëm 181 km2, janë të përbërë nga shkëmbinjtë nënujorë dhe 34 ishujt që dikur ishin pjesë e Territorit të Mirëbesimit të Ishujve të Paqësorit e fituan pavarësinë në vitin 1986.

Saint Kitts dhe Nevis është i përbërë prej dy ishujve në Karaibe, me 51,538 banorë dhe 261 km2, e fitoi pavarësinë në vitin 1983.

Maldivet është e përbërë prej 200 ishujt me rreth 393,595 banorë.

 Sejshel me sipërfaqe 455 km2 ka 91,650 banorët e këtij grupi të Ishujve të Oqeanit Indian janë të pavarur nga Mbretëria e Bashkuar që nga viti 1976.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë