Loading…

Njësitë Speciale të Policisë në kufi me Serbinë, nuk lejohet hyrja e trenit serb

  • 14/01/2017 | 19:30

Njësitë Speciale të Policisë në kufi me Serbinë, nuk lejohet hyrja e trenit serb

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovë tashmë kanë mbërritur në pikën kufitare të Jarinjës dhe kanë urdhër që të ndalojnë hyrjen e trenit me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’ brenda territorit të Kosovës.


Këtë e konfirmojnë për gazetametro.net burime brenda Policisë së Kosovës nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë bëhet e ditur se treni vazhdon të qëndrojë i ndalur në stacionin hekurudhor të Rashkës.

Treni me motive të fesë ortodokse dhe me mbishkrime nacionaliste serbe ishte nisur gjatë ditës nga Beogradi drejt Mitrovicës së Veriut, por Kryeministri Aleksandar Vucic konfirmoi se kishte marrë vendim që ai të ndalonte në stacionin hekurudhor të Rashkës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë