Loading…

Njësia elitare ajrore e SHBA realizon shpëtimin dramatik të pengut në Afrikë

  • 21/11/2020 | 17:30

Njësia elitare ajrore e SHBA realizon shpëtimin dramatik të pengut në Afrikë

Një mision i rrezikshëm shpëtimi është kryer 31 tetor 2020, kur njësia elitare e ushtrisë SEAL Team shpëtuan qytetarin Philip Walton, të marrë peng në shtetin veriperëndimor afrikan të Niger për ta çuar më pas në Nigerinë fqinje.


Burimet ushtarake njoftonin se misioni u realizua me një seri mjetesh të specializuara ajrore, si mjetet me helika CV-22B Osprey, transportuesit MC-130J Commando II, dhe avionët furnizues në ajër KC-135R, prej distancës së largët të misionit.

Sipas raportimeve agjentët specialë u lëshuan me parashuta në zonë ku po mbahej Walton me avionët transportues MC-130Js, dhe pas kompletimit të misionit grupi i sulmit dhe pengu u morën me avion-helikopterët CV-22Bs.

Mjetet për misionin ishin ngritur nga baza e tyre ajrore në Britani, teksa bëhet fjalë për gjashtë avionë-helikopterë Osprey dhe të paktën katër MC-130Js, të cilët u zhvendosën te baza ajrore amerikane Air Station Rota, në Spanjë.

Katër nga Osprey u nisën në misionin e rangut të largët në Nigeri, bashkë me katër avionë furnizues KC-135Rs dhe transportues MC-130Js. Objektivi i misionit ishte 1700 milje larg.

Kjo ilustron vlerësimin që forcat ajrore i bënë shpëtimit të pengut, që prej dështimit të misionit të ngjashëm me pengjet amerikane të mbajtur nga revolucionarët iranianë në 24 prill 1980.

Operacione të tilla janë të mbushura me rreziqe, edhe pse Niger, ku SHBA ka hapur një bazë ushtarake vitin e kaluar, është një qendër e operacioneve anti-terrorizëm në rajon.

Nigeria është përballur me grupe terroriste si Boko Haram, në një kohë kur është partner i rëndësishëm i SHBA në luftën kundër terrorizmit në rajon.

Mesohet se trupat speciale të marinës së SHBA në Afrikën veriperëndimore kishin dhëne informacione të rëndësishme për Central Intelligence Agency (CIA) mbi vendndodhjen e zotit Walton, çka bënë të mundur operacionin e shpetimit.

Një mision i rrezikshëm shpëtimi është kryer 31 tetor 2020, kur njësia elitare e ushtrisë SEAL Team shpëtuan qytetarin Philip Walton

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë