Loading…

Njeriu që po garon në Luginë: Jam krenar që kam qenë ushtar i Miloshevic’it

  • 04/11/2018 | 14:33

Njeriu që po garon në Luginë: Jam krenar që kam qenë ushtar i Miloshevic’it

Garës në zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, iu është futur edhe një kandidat, njeri kontravers për shqiptarët.

Është Demo Berisha, ai i cili është deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës, ndërsa dikur dhe ishte pjesëtar i ish-ushtrisë jugosllave dhe ishte pjesëmarrës edhe në luftën në Kosovë ku kishte dhe gradën e kapitenit, njofton Klan Kosova.

Se ka qenë pjesë e ushtrisë së Sllobodan Millosheviqit, Demo Berisha ka deklaruar se ndihet krenar.

”Jam jashtëzakonisht krenar që kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave dhe kam përfunduar karrierën në ushtrinë e Serbisë. Kam qenë pjesëmarrës i luftës në Kosovë, si dhe i të gjitha ngjarjeve nga viti 1991 deri në rastin e agresionit të NATO-s”.

Demo Berisha i cili do t’i hyjë garës për zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë, ka deklaruar po ashtu se ka lindur në Pejë dhe tani jeton në Vojvodinë, por nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe që atdheut i tij është Serbia.

Në debatin televiziv të zhvilluar dy vjet më parë në medium serb Kanal 9, ai ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë ndërsa krimet që ushtria serbe ka kryer para luftës dhe gjatë luftës në Kosovë nuk e kanë penguar atë aspak të qëndronte në ushtrinë serbe.

Derisa vazhdon ta thërras Kosovën si ”Kosova e Metohi”, ai mendon se nuk është shqiptari i vetëm që mendon kështu, prandaj, dhe ka themeluar më 2014-ën, në Serbi, organizatën joqeveritare ”Ama e Shqiptarëve të Serbisë” (Matica Albanaca Srbije – MAS).

Sipas tij ka 4600 antarë në territorin e Vojvodinës nga 6000 shqiptarë, që sipas Berishës ka në Vojvodinë, ndërsa në tërë tërritorin e Serbisë thotë se ka mbi 180.000 shqiptarë. Ai deklaron se shoqata merret me marrëdhëniet shqiptaro-serbe, dhe për më shumë, avancimin e të disa të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Ndryshe, Këshilli Nacional i Shqiptarëve merret ekskluzivisht me të drejtat e shqiptarëve në Serbi, simbolet kombëtare, gjuhën dhe shkrimin shqip, arsimin dhe informimin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë