Jeff Bezos është renditur kohë më parë si njeriu më i pasur në planet duke tejkaluar Bill Gates, transnsmeton GazetaMetro.net
Njeriu që ka shumicën e aksioneve në kompaninë Amazon, e ka shtuar pasurinë e tij për 6 miliardë dollarë vetëm prej natës së vitit të ri.
E gjithë kjo pasi vlera e aksioneve të Amazon shënoi rritje prej 2 për qind.
Nga 99 miliardë euro sa vlerësohej pasuria e tij më 31 dhjetor të vitit 2017, të premten pasuria e tij u kapi vlerën 109 miliardë euro, raporton Bloomberg.
Në vitin 2017, pasuria e tij u shtua për 35 miliardë dollarë, ndërsa pjesa më e madhe e fitimeve vjen nga Amzaon, ku ai ka shumicën e aksioneve. /gazetametro.net