“Njeriu, kafsha dhe virtyti”, është një dramë psikologjike, me elemente komike, e cila flet për krizën etike të një shoqërie.
Kjo dramë e autorit Lixhi Pirandelo, flet për krizën etike të një shoqërie, duke nxjerr në sipërfaqe hipokrizinë njerëzore dhe standardin e dyfishtë në perceptimin dhe vlerësimin e veprimeve vetjake kundrejt veprimeve të të tjerëve. Çfarë është etike dhe joetike, e vërtetë dhe gënjeshtër, mvaret nga këndvështrimi individual i secilit personazh.
Në këtë dramë të regjisorit Kushtrim Bekteshit, luajnë Shpëtim Selmani, Mevlan Saraçi, Dardana Mehmeti, Jajush Ramadani, Milot Salihu, Sherif Bega, Edona Berisha-Bekteshi, Ali Krasniqi, Arben Marevci dhe Ekrem Jakupi. Skenografia: Mentor Berisha, ndërsa për kostumet është përkudesur Samka Ferri.
Regjisori i “Njeriu, kafsha dhe virtyti”, Kushtrim Bekteshi, tha për Gazetë Metro së puna me ekipin e kësaj drame po shkon shumë dhe tregoi do të shfaqet shumë shpejt, gjithashtu Bekteshi pret që kjo dramë të jetë shumë e suksesshëm.
“Provat po zhvillohen në atmosferë shumë pozitive dhe jam i kënaqur nga bashkëpunimi me ekipin. Besoj kjo energji pozitive dhe krijuese do të jetë prezente gjatë gjithë procesit të realizimit të shfaqjes dhe do të reflektohet në produktin final, që besoj thellë se do të dalë i suksesshëm”
Shfaqja është prodhim i Teatrit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj. Premiera planifikohet të shfaqet nga mesi i muajit mars. /gazetametro.net