Loading…

Njeriu i ndeshjes ndaj Turqisë, Spinazzola: Fenomeni Ronaldo ishte idhulli im, kur isha i vogël luaja pozitën e sulmuesit

  • 12/06/2021 | 15:17

Njeriu i ndeshjes ndaj Turqisë, Spinazzola: Fenomeni Ronaldo ishte idhulli im, kur isha i vogël luaja pozitën e sulmuesit

Leonardo Spinazzola ka folur për kerrierën e tij.


Spinazzola ishte lojtari i ndeshjes ndaj Turqisë ku me depërtimet e tij nga krahu i majtë e mbrojtjes bëri që të thyhej mbrojtja turke.

Ai duke folur në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ka treguar fillimet e karrierës dhe ndjenjën që i jep Italia kur luan me Kombëtare, transmeton lajmi.net.

Italiani theksoi se ai është tejet i emocionuar kur luan me Kombëtaren dhe tregon që kur ishte i vogël luante pozitën e sulmuesit, prandaj e ka të lehtë të kombinohet në fazën e sulmit.

“Idhulli im është Ronaldo Nazario, fenomeni. Deri në moshën 12 vjeçare luaja si sulmues dhe shënoja shumë, pastaj ndalova”, tha ai.

“Që nga fëmijëria për mua ekzistonte vetëm futbolli, luaja që nga futbolli deri në mbrëmje dhe pauzoja vetëm kur haja bukë”, tha Spinazzola.

“Ndiqja me shumë entuziazëm Kombëtaren në televizion, tani të luash dhe të dish që të gjithë italianët të shikojnë është një ndjenjë e mrekullueshme”, përfundoi Leonardo Spinazzola.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë