Loading…

Njeriu i Haradinajt i përgjigjet Erdoganit

  • 31/03/2018 | 18:15

Njeriu i Haradinajt i përgjigjet Erdoganit

Besnik Tahiri, këshilltar i kryeministrit Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të presidentit turk, Erdogan, i cili tha se Haradinaj do të marrë përgjegjësi për veprimet e tij, pas arrestimeve të shtetasve turq.


Tahiri me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Haradinaj nuk shantazhohet e as kërcënohet.

“Dy çështje dua ti them:Ramush Haradinaj nuk mund të shantazhohet e as kërcënohet, këtë e dinë të gjithë por nuk dëshirojnë ta pranojnë.Ky pozicion i Erdoganit është tregues që kryeministri as nuk e ka ditur dhe as nuk është pjesë e Filmit ‘Deportimi’”, ka thënë Tahiri.

Në anën tjetër, Erdogan kërcënoi sot Haradinajn, për shkarkimet që ky i fundit i bëri ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI’së, për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Erdogan tha se kosovarët duhet të ngritën në protesta dhe ta rrëzojnë Haradinajn. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë