Loading…

Njeriu i Erdoganit i ‘gëzohet’ deklaratës së Albin Kurtit për shamiat

  • 12/08/2022 | 21:29

Njeriu i Erdoganit i ‘gëzohet’ deklaratës së Albin Kurtit për shamiat

Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e lidhur me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan ka “mbajtur shënim” sot rreth deklaratave të kryeministrit Kurti për shaminë duke e postuar atë të plotë.


Atalay i cili sipas mediave operon si dorë e zgjatur e Erdogan, me Kurtin ka lidhje nga e kaluara.

Gjatë një vizite në Turqi sa Kurti ishte në opozitë, Atalay e kishte shoqëruar në të gjitha vizitat.

“Kryeministër i Kosovë[email protected] në një deklaratë për media tha se #shamiat dhe elementët e tjerë #dini nuk duhet të ndalohen në jetën publike të qytetarëve në Kosovës”, shkroi Atalay në rrjetin social Twitter.

Kush është Osman Atalay?

Sikurse shihet në fotografi, Osman Atalay, është njëri ndër përfaqësuesit kryesorë të organizatës IHH në Turqi. IHH është organizatë humanitare turke e themeluar në vitin 1992 dhe e cila aktualisht vepron në 135 shtete të ndryshme të botës.

Opinioni ndërkombëtar është njoftuar më për së afërmi me këtë organizatë në vitin 2010. Më 31 maj 2010, IHH e nisi një flotë prej 6 anijesh, përfshirë anijen e famshme “Mavi Marmara”, në drejtim të Gazës, në Palestinë, e cila asokohe ishte nën bllokadën izraelite.

Forcat speciale izraelite zbarkuan në “Mavi Marmara” derisa ajo qëndronte 130 kilometra larg bregut izraelit, duke lënë të vdekur 10 aktivistë të IHH-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë