Një person i armatosur sulmoi një klub të njohur në Stamboll, gjatë natës së Vitit të Ri, duke lënë të vdekur 39 persona, në mesin e të cilëve 16 të huaj
Deri më tani janë raportuar 39 të vdekur dhe 69 të plagosur, pas sulmit në lokalin e natës ‘Reina’ në Stamboll të Turqisë. Megjithëse ende asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër sulmin, SHBA-të po fajësohen se organizuan këtë sulm terrorist.
Kështu së paku ka shkruar gazetari dhe njeriu i afërt me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Turgay Guler.
“Sulmues frikacak në Reina është Amerika”, ka shkruar në llogarinë zyrtare Guler duke pohuar se zbatuesit e këtij plani janë Amberin Zaman dhe Mehmet Ali Alabora.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ishte raportuar për një paralajmërim të amerikanëve se në ditët e para të 2017 mund të ketë sulme të reja në Turqi, por të cilat ishin hedhur poshtë prej zyrtarëve të SHBA-së.