Loading…

Njëri prej të ftuarve nga Gjykata Speciale do të intervistohet në një hotel

  • 21/07/2019 | 18:35

Njëri prej të ftuarve nga Gjykata Speciale do të intervistohet në një hotel

Njëri prej të ftuarve si i dyshuar nga Gjykata Speciale në Hagë, do të intervistohet në një hotel, shkruan Gazeta Metero.


Avokati kosovar, Arianit Koci, ka bërë të ditur se njëri nga klientët e tij është duke u intervistuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale në një hotel.

Në vend se procesi i marrjes në pyetje të zhvillohet në Dhomat e Specializuara, personi në fjalë është do të intervistohet në hotel, prandaj Koci po e cilëson këtë intervistim si joserioz.

Ai ke refuzuar ta tregojë emrin e personit që do intervistohet nga Specialja si dhe vendit ku po zhvillohet ky intervistim.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të tij në Facebook:

E kam pranuar konfirmimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, se njëri prej klientëve të mi, do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit – në hotelin ku do të qëndroj.
Me kohën që e kanë pasur, buxhetin, dhe infrastrukturën që e kanë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – marrja në pyetje e të dyshuarit në hotel, po e len përshtypjen e joseriozitetit.
Poashtu, besoj që po trajtohemi në mënyrë të padinjitetshme./gazetametro.net

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2251107848277274&id=100001342424494

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë