Loading…

‘Njerëzit e popullit’: Dikur i kritikonin të tjerët, por Kurti dje u paraqit me xhipa të zinj e Osmani me ‘tog’ sigurie

  • 18/02/2022 | 11:03

‘Njerëzit e popullit’: Dikur i kritikonin të tjerët, por Kurti dje u paraqit me xhipa të zinj e Osmani me ‘tog’ sigurie

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti për një copë rruge në shënimin e 14 vjetorit të pavarësisë, dje i ka ndezur ‘xhipat e zinj’ që aq shumë i kritikonte në të kaluarën, ndërsa presidentja Vjosa Osmani është paraqitur me numër të madh të truprojave që dukeshin si ‘tog’ lufte, shkruan Gazeta Metro.


Dje Kurti e ka shfrytëzuar veturën zyrtare për të shkuar nga objekti i Kuvendit të Kosovës te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Shefi i qeverisë doli nga një “xhip i zi”, për të cilët është kritikuar nga opozita gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar dhe u shfaq në afërsi të sheshit “Zahir Pajaziti”.

Ai, në shesh, iu bashkua ceremonisë së zhvilluar për nder të Ditës së Pavarësisë.

Komoditeti që ia japin xhipat e zinj, duket se ka filluar t’i pëlqejë Kurtit.

Në mandatin e tij të parë kur erdhi në krye të qeverisë, kryeministri Kurti hiqej si modest.

Nga banesa e tij për në zyrë, Kurti nisej këmbë në të kaluarën. Madje, rrugës ai ndalej dhe bisedonte edhe me qytetarët, por tani gjithçka ka ndryshuar.

Për dallim nga Kurti, presidentja Vjosa Osmani rrugën për në shesh e bëri këmbë, por ajo u kritikua për masat e larta të sigurisë, pasi që sigurimi i saj dukej si “tog” lufte.

Qytetarët në rrjetet sociale kanë publikuar një fotografi të presidentes Osmani e shoqëruar nga 13 truproja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë