Loading…

‘Njerëz të mirë’: Gazetari i CNN tregon se si shqiptari nga Kosova gjeti kuletën e Meryl Streep me mijëra dollarë dhe ia ktheu asaj

  • 19/03/2022 | 22:01

‘Njerëz të mirë’: Gazetari i CNN tregon se si shqiptari nga Kosova gjeti kuletën e Meryl Streep me mijëra dollarë dhe ia ktheu asaj

Një ndodhi tejet interesante i ka ndodhur legjendës së filmit me famë botërore Meryl Streep, gjatë kohës sa ajo po shkonte drejt studiove të CNN, shkruan Gazeta Metro.


Teksa po drejtohej në studiot e gjigantit CNN, asaj duket se aksidentalisht i ka rënë kuleta e cila kishte dy mijë dollarë brenda.

Dhe si për rastësi, kuletën në fjalë e ka gjetur një shqiptar nga Kosova, i cili e ka dorëzuar menjëherë atë te autoritetet, për t’ia dërguar më pas aktores Streep.

Lajmin e bëri të ditur gazetari i njohur i CNN-it, Bill Weir, përmes një statusi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

“Djaloshi i ëmbël nga Kosova që punon në ndërtesën time vuri re një portofol në rrugë mbrëmë me 2000 dollarë në të. Ai kontrolloi ID’në. Është Meryl Streep. ‘Babai im gjithmonë thoshte se nëse gjen diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja’.


“Ai refuzoi një shpërblim derisa Meryl insistoi. Njerëz të mirë”, shkroi Weir në Twitter.

Meryl Streep përndryshe vazhdon të mbetet njëra ndër aktoret më të spikatura të Hollywoodit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë