Kyrediplomatja kosovare Donika Gërvalla-Schwarz shumë shpesh ia huq me etiketimet nëpër rrjetet sociale, shkruan Gazeta Metro.
Dje ajo ngatëtrroi flamurin e Andorës me atë Rumanisë në një “cicërimë” në Twitter, dhe ende pa kaluar 24 orë, vje huqja e radhës.
Teksa ngushëllon familjet e viktimave të zjarrit që kishte shpërthyer në Spitalin e Tetovës, ministrja Gërvalla tregon për komunikimin që ka pasur me homologun e saj Bujar Osmani. Mirëpo, në “tagg”-un e bërë, Gërvalla ka përfshirë një Bujar tjetër dhe jo atë të duhurin.
Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ka llogarinë e tij nën “tagg”-un të krijuar si “Bujar_O”, kurse Gërvalla e ka bërë “BujarO”, që me një klikim të dërgon në profilit e krejt dikujt tjetër.
Shpresojmë, që Gërvalla-Schwarz të trajtojë me më seriozitet këto punë./gazetametro.net