Një yll i ri po lulëzon në futbollin kosovar, më saktësisht në Ferizaj. Bëhet fjalë për Isuf Lalinovci, i cili luan për grupmoshat e reja te Ferizaj.
Sulmuesi 16-vjeçar po tregon paraqitje të mira, të cilat kanë rënë në sy edhe nga reprezentacioni i Kosovës.
Vet ai tregon për Gazetën Express se do të jetë pjesë e grumbullimit të Kosovës U17 për ndeshjen kualifikuese ndaj Kroacisë.
E futbollin ai e kishte pasion që nga fëmijëria, shkruan Gazeta Express.
“E kam pasë ëndërr të luaj futboll si i vogël. Me përkrahjen e vëllaut dhe kushërinjve kam filluar rregullisht stërvitjet”, tregon Isufi.
Ai pret të shënoj shumë gola si për klubin ashtu edhe për kombëtaren.
“Prej këtij sezoni pres shumë gola dhe debutime. Po ashtu pres debutimin edhe në Kombëtaren e Kosovës U17.