Loading…

Një vit pa dasma, si do të organizohen ato këtë vit?

  • 15/06/2021 | 21:01

Një vit pa dasma, si do të organizohen ato këtë vit?

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit kanë dhënë detaje për mënyrën se si do të mbahen dasmat këtë vit.


Pas një kohë të gjatë u hap dera e kësaj salle të dasmave. E interesimi nga klientët potencialë nisi që në ditën e parë kur hyri në fuqi vendimi për lejimin e organizimit të ahengjeve.

Bashkim Musa nuk kishte mundur të organizojë dasmë vitin e kaluar për shkak të kufizimeve pandemike.

Mirëpo tash ai erdhi për të rezervuar sallën për dasmën e së bijës. Kjo sepse Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga kjo e martë do të fillojë mbajtja e tyre.

Musa shprehet i lumtur që më në fund do të mund ta festojë gëzimin familjar. Madje Musa tregon se e gjithë familja e tij do të përkujdeset për të respektuar masat anti Covid.

Por për shkak të rrezikut nga pandemia Covid-19 dasmat dhe të gjithë mbledhitë do të mbahen sipas një rregulloreje të caktuar.

Në atë mënyrë që vetëm 30% e hapësirës së hotelit do të mbushet me njerëz.

Hysen Songojeva, kryetar i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit tregon se në një hapësirë prej 10 metra katrorë do të lejohen vetëm katër persona.

Nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit paralajmërojnë se edhe pishinat dhe klubet e natës do të hapen javëve në vijim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë