Në nëntor të vitit të kaluar opinioni publik në vend u trondit nga një vrasje e trefishtë që kishte ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit. Ku në sulmin ndaj një autobusi që brenda kishte dhe fëmijë, kishte mbetur i vrarë shoferi dhe dy nxënës të tjerë., shkruan Gazeta Metro.
Një vit pas kësaj ngjarje, për Metro ka folur Shkodran Nikçi nga prokuroria e Pejës, ku tha se intensivisht po punohet në hetimet e këtij rasti.
“Lidhur me çështjen penale për të cilën keni parashtruar pyetje, ju njoftojmë se jemi në fazën intensive të veprimeve hetimore. Andaj duke mos e cenuar procesin hetimor, nuk mund të japim me shumë informata”, ka thënë Nikçi për Metron.
Kujtojmë se në mbrëmjen e 26 nëntorit të vitit të kaluar një autobus i cili po barte fëmijë të shkollave të msme, u qëllua me breshëri të plumbave, ku si pasojë e kësaj, kishin mbetur të vdekur shoferi i automjetit si dhe dy nxënës.
Më 11 dhjetor në lidhje me këtë rast u arrestuan tre persona. Ndërsa me 10 shkurt 2022 ishte arrestuar edhe i dyshuari i katërt.
Disa nga të dyshuarit në këtë rast kanë qëndruar në paraburgim dhe arrest shëpiak, dhe rasti është duke u trajtuar nga institucionet e drejtësisë në Pejë./gazetametro.netÂ