Loading…

Një valë e të nxehtit po përfshin Europën: Po thyhen të gjitha rekordet e temperaturave, madje edhe në veri të kontinentit

  • 01/07/2022 | 15:05

Një valë e të nxehtit po përfshin Europën: Po thyhen të gjitha rekordet e temperaturave, madje edhe në veri të kontinentit

Temperaturat rekord po regjistrohen në të gjithë Evropën pasi vala e të nxehtit ka përfshirë pothuajse të gjithë kontinentin.


Qershori është një nga më të ngrohtët dhe në një numër të madh vendesh evropiane është thyer kufiri mesatar i temperaturës karakteristik për muajin e gjashtë.

Kjo vlen edhe për veriun e Evropës, ndaj dy ditë më parë në Norvegji u regjistrua një temperaturë prej 32.5 gradë Celsius, që është një rekord në Rrethin Arktik. Ndryshe, temperatura mesatare e ajrit në Rrethin Arktik në Evropë është 13 gradë.

Në qershor, temperatura arriti në 35 gradë në Poloni, dhe mbi 37 gradë Celsius në zonën e Gjermanisë lindore, raporton bbc.

Temperaturat janë rekord të larta edhe në Ballkan. Rekordet e temperaturave të qershorit u thyen gjithashtu në Slloveni dhe Kroaci, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina pa temperatura 0.2 gradë Celsius nën rekordin e qershorit që ishte 41 gradë Celsius.

Ferr është edhe në veri të Afrikës, ku në Tunizi pak ditë më parë u mat edhe 48.7 gradë.

Bubullima janë regjistruar edhe në Evropë, ndërsa parashikimet tregojnë se temperatura të larta priten edhe në periudhën e ardhshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë