Loading…

Një vajzë në Prishtinë sulmohet nga qentë endacakë (FOTO)

  • 22/11/2016 | 18:26

Një vajzë në Prishtinë sulmohet nga qentë endacakë (FOTO)

Fiona, nxënëse e klasës së tetë e shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë, është sulmuar nga qentë endacak në të cilën ka marrë plagë në këmb.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 minuta në parkingun e rrugës Vëllezërit Gërvalla, në Prishtinë.

Lajmin e ka  bërë të ditur babai i Fionës, i cili ka thënë se vajza ka qenë duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi, kur është sulmuar nga qentë.

“Fiona së pari është sulmuar nga dy qen këmbëve, këta e kanë tërhequr në drejtime të kundërta, duke e kafshuar ne pantolla në pjesët e poshtme të këmbëve dhe është rrëzuar në tokë nga këta qen, të cilët e kanë tërhjek ashtu për toke/asfallti zvarrë dikund gjysmë metre, përderisa dy të tjerët e kanë sulmuar në trup, dhe si rezultë e gjithë kësaj njëri nga qenët ka arritë të ja ngulitë dy dhëmbë në pjesën e sipërme të kofshës së majtë. “ ka thënë  babai i Fiones, Arber Rushiti.

Tani Fiona, është duke u trajtur në QKUK, por babai i  saj  ka shprehur  shqetësimin për sigurinë e fëmijëve ndaj qenve endacak të cilët janë kudo në kryeqytet./gazetamero.net

15078986_10153854068781899_8160403146324961104_n

15107220_10153854071131899_383966356709316355_n 15107313_10153854068836899_5385053354460499382_n 15178320_10153854068851899_5879816644307315238_n

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë