Loading…

Një udhërrëfim i Daniele Besana për Kosovën

  • 05/12/2016 | 20:40

Një udhërrëfim i Daniele Besana për Kosovën

Besana është një “turiste e botës” e cila çdo vend që viziton i bënë fotografi edhe i shpërndanë në faqen  e saj në internet që ka krijuar pikërisht për t’u rrëfyer ndjekësve të saj eksperiencat në vendet që viziton.


Daniele Besana ka rrëfyer  eksperiencat e saj në Kosovë dhe ka treguar arsyet pse duhet vizituar këtë vend sipas saj.

“E kam vizituar Kosovën dy herë, dhe me qëllim të për të rritur turizmin atje kam vendosur të shkruaj disa arsye pse ju duhet të vizitoni Prishtinën dhe qytetet tjera të saj”, ka shkruar ajo në faqen e saj zyrtare në internet.

Gazetametro ua sjellë artikullin e saj për vendin tonë dhe arsyet me anë të një udhërrëfimi që ka zgjedhur ajo t’ua prezantojë ndjekësve  pse duhet vizituar Kosovën:

“Kosova është shteti më i ri i Europës (i dyti në Botë pas Sudanit të Jugut) dhe kryeqyteti Prishtina ka një popullsi relativisht të re. Ju do ta njihni bukurinë e këtij vendi kur të dilni të shetisni ditën apo natën për një pije. Shumica e njerëzve që kam takuar ishin miqësore, me një sens të mirë të humorit, flisnin anglisht shumë mirë dhe ishin njerëz më histori shumë interesante.  Ata me vite kanë punuar, dhe vazhdojnë  të punojnë për shtetin e tyre, ku përveç që janë aktivizuar brenda shtetit që i përkasin janë kyçur edhe në organizata ndërkombëtare për ta ndihmuar popullin e vetë. Si shumë vende që kam vizituar të varfëra edhe në Kosovë kam hasur rini shumë aktive që i gëzohen jetës, pavarësisht që sipas statistikave papunësia atje është afër 30 %, por kjo nuk i ndal ata ta gëzojnë jetën dhe të shetisin të lirë në vendin e tyre. Ajo që më ka habitur është e folura anglisht pothuajse e çdo qytetari atje”, transmeton gazetametro.net.

Daniele Besana gjithashtu është mahnitur me shërbimin e makiatove në vendin tonë, ku ajo pa hezituar fare pajtohet me epitezën e kosovarëve se ne i bëjmë makiatot më të mira në Evropë. Ndër të tjerash ajo ka theksuar edhe ushqimin kosovar, i cili padyshim që është i shijshëm por ka vlerësuar edhe mangësitë tona.

“Nëse ju preferoni mishin e derrit në Kosovë do ta keni pak problem, sepse këtu popullsia më e madhe është e besimit mysliman, dhe e kanë të ndaluar atë. Por, keni zgjedhje tjera shumë të mira! Ju mund të hani byrek të shijshëm nga brumi i mbushur me djathë, spinaq ose mish, të përcjellura me një ajran, apo ujë, dhe e gjithë kjo do t’u kushtoj vetëm 1 euro. Pastaj, për darkë një pjatë me mish të pjekur në skarë me kajmak (një lloj djathi i bërë me qumësht të vluar), pastaj pitja, ushqim tradicinal i tyre, buka e veçantë janë me të vërtetë të mrekullueshme. Nëse ju vizitoni Prishtinën, ju do të shijoni përveç ushqimeve të tyre tradicionale edhe ushqime të Balkanit në përgjithësi”, ka vazhduar më tej ajo.

Besana ka vlerësuar në rolin e një turisteje Kosovën si vendi i cili pavarësisht që nuk është në Bashkimin Evropian e meriton më shumë se disa vende tjera anëtare të BE-së. Ajo gjithashtu ka prezantuar  edhe anën e errët të duhanpirësve, ku ka theksuar se të rinjt kosovarë janë duhanpirës shumë aktiv. Daniele Bosana ka folur edhe për statujën e Clinton-it dhe rëndësinë e tij si ish – president në Kosovë.

“Respekti dhe rëndësia që ka ish Presidenti i ShBA-ve, dhe Amerika në Kosovë është e pakontestueshme, pasi që vërehet që nga stautja në sheshin e emërtuar në emrin e tij “Sheshi Bill Clinton” e deri te shkollat e spitalet të cilat me të madhe janë të emërtuara me emrin e Amerikës apo figurave të saj”, ka potencuar ajo.

Vendi ynë ka ka një infrastrukturë të përshtatshme për lëvizje dhe shumë monumente historike për t’i vizituar, transmeton gazetametro.net. Këtë e ka shprehur edhe kjo turiste e cila e ka zgjedhur Kosovën si cakun tjetër të saj për ta përshkruar. Ajo ndjekësve të saj ua ka sygjeruar “Urën e Vjetër” në Prizren, kalanë, parkun e Gërmisë, tregjet e vjetra në Pejë e Prizren./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë