Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne ishte lojtari kryesor në fitoren e ‘Citizens’ mbrëmë kundër Wolves me rezultat të thellë 1-5. Ai arriti të realizoi katër gola, ndërsa pas këtij dueli ka thënë që topin do të ja dhuroj fëmijëve të tij, transmeton Gazeta Metro.
Manchester City nëse në Ligën e Kampionëve nuk arriti të kalonte në finale dhe dëshpëroi tifozët e saj, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe në Premier League, ku po kalon momente shumë të mira.
Mesfushori belg, Kevin De Bruyne pas ndeshjes nëpërmjet një postimi në Twitter ka shkruar: ”4 gola. Tre pikë. Një top i ri për fëmijët e mi.”
4 goals. 3 points. 1 new ball for my kids. 😁 pic.twitter.com/AixLjl20zD
— Kevin De Bruyne (@DeBruyneKev) May 11, 2022
Ai ishte edhe lojtari më meritor që në fund City mori tre pikët e radhës dhe përsëri e riktheu pozitën e parë në tabel me tre pikë më shumë se Liverpool.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola tani ka 89 pikë, ndërsa ‘The Reds’ 86 pikë derisa kujtojmë që kanë mbetur edhe dy ndeshje për të përfunduar kampionati anglez. /gazetametro.net