Filmi i metrzhit të shkurtër “Home” i regjisores More Raçës, po vazhdon suksesshëm rrugëtimin e tij nëpër botë.
Kësaj rradhe ky film është pranuar edhe në festivalin ndërkomëtar në Rumani “Cluj Shorts”, i cili do të hapet në muajin prill të këtij viti.
Rikujtojmë se ky film ka qenë premierën botërore në edicionin e 24-të festivalit të madh “Raindance Film Festival” si një nga festivalet më të mëdha në Evropë, së fundmi ka marrë edhe çmim edhe në Kaliforni, çmimin “Best Featurette”, në Festivalin Idyllwild International Festival of Cinema.
Filmi “Home” i regjisores More Raçës paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore. Në rolet kryesore janë Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina. /gazetametro.net