Tenori shqiptarë me famë botërorë Saimir Pirgu, është nominuar për të marrë çmimin “Grammy Awards 2017”, ceremoni e cila do të mbahet më 12 Shkurt të vitit të ardhshëm.
Pirgu është ai që do të marrë pjesë në këtë mbrëmje, ku do të jenë të nominuar edhe shumë artistë të huaj nga e gjithë bota.
Saimir Pirgu është nominuar për kategorinë e “ Opera më e mirë”.
Ky është edicioni i 58-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy”, ku edhe këtë edicion do të marrin çmime shumë artistë nga e gjithë bota.