Loading…

Një telefon që vetëshkatërrohet, si ai i agjentëve të fshehtë

  • 15/02/2017 | 18:43

Një telefon që vetëshkatërrohet, si ai i agjentëve të fshehtë

Një grup studiuesish të Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë ”King Abdullah”, kanë prodhuar një telefon që vetëshkatërrohet, njësoj si ata që jemi mësuar të shohim në filmat me agjentin sekret 007.


Telefoni mund të vetëshkatërrohet nëse ushtrojmë një presin të caktuar ose duke e komanduar në distancë.

Ky mekanizëm mund të përdoret për të garantuar sigurinë në situata ekstreme, si në një film me James Bond.

Mes klientëve potencialë, shpjegon një prej studiuesve janë “kompanitë që merren me çështje sekrete, multinacionalet, bankat, administratat e sigurisë sociale si dhe persona që menaxhojnë të dhëna të rëndësishme”.

Në të kaluarën DARPA, Agjencia Qeveritare e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së e ngarkuar me zhvillimin e teknologjive të reja për përdorim ushtarak, kishte krijuar pajisje me sensorë në gjendje që të vetëshkatërrohet, madje disa vite më parë “Boeing” kishte hedhur idenë e një smartfoni Android me funksionin e vetëshkatërrimit në rast se kishte përpjekje për të ndërhyrë në telefon.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë